×
Friday, October 11, 2024

Kosova hap zyrtarisht ambasadën në Jerusalem

March 15, 2021


Kosova është vendi i tretë pas SHBA-së dhe Guatemalës që hapi misionin e saj diplomatik në Jerusalem.

Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës thuhet se vendosja e selisë së Ambasadës së Kosovës në Shtetin e Izraelit në Jerusalem bazohet në Marrëveshjen e Uashingtonit të 4 shtatorit 2020, ku zyrtarizohet njohja e ndërsjelltë mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit dhe zotimit të qeverisë së Kosovës ndaj qeverisë izraelite dhe administratës amerikane dhe veprimet që janë ndërmarrë nga 1 shkurti.

Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme thuhet se “në pamundësi për të qenë të pranishëm në Jerusalem përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, për shkak të situatës pandemike, Ministria e Punëve të Jashtme ka udhëzuar të ngarkuarën me punë në Izrael që pllakën e zbuluar nga ministri Ashkenazi, bashkë me flamurin shtetëror, ta vendosë në objektin e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem”. E ngarkuara me punë në ambasadën e Kosovës ne Jerusalem është Ines Demiri, ndërsa, ambasadori do të emërohet më vonë.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments