Tregjet europiane të aksioneve vazhduan sot përparimin e tyre, duke frymëzuar me besim dhe oreks të përtërirë investitorët.
Në të gjithë Europën, bursat u mbyllën me vendosmëri më të lartë: në Paris (+ 1,46%), Frankfurt (+ 1%), Londër (+ 1,24%), Madrid (+ 2,15%) dhe Milano (1,50%).
Në kohën e mbylljes europiane, Wall Street shfaqi, gjithashtu, optimizmin e tij.
“Tregjet e kapitalit europian patën një seancë të mirë, duke e shtyrë Dax-in në nivelet e tij më të larta, që nga fillimi i marsit”, tha David Madden, analist për “CMC Markets”.
Në ruajtjen e momentit pozitiv të bursave europiane ndikuan një sërë faktorësh, duke nisur nga mosrikthimi i epidemisë pas heqjes së kufizimeve, nga fakti që treguesit e fundit makro-ekonomikë nuk kanë përkeqësim dhe përmirësimi i besimit të konsumatorëve.
Eunews.alç


