Bursat europiane e mbyllën javën në rend të shpërndarë, ende të prekura keq nga rëniet e mprehta të një ditë më parë, si edhe nga shqetësimet për ritmin e rimëkëmbjes.
Dax-i gjerman mbylli një tjetër seancë në të kuqe, duke humbur me 0,18%.
Bursat e tjera europiane patën përparim të kujdesshëm. Parisi u mbyll me + 0,49%, Londra me + 0,47%, Milano + 0,43% dhe Madridi + 0,20%.
Frika nga një valë e dytë e COVID-19 vazhdon, pasi numri i rasteve ka filluar të rritet sërish në rajone të caktuara të SHBA-së.
“Në këtë kontekst, investitorët nuk donin të ndërmerrnin rreziqe para mbylljes së bursës së Nju Jorkut dhe e lanë seancën të kalojë”, tha Waldemar Brun-Theremin, menaxher në “Turgot Asset Management”.
Optimizmi i javëve të fundit u dobësuar nga parashikimet e Bankës Botërore për ekonominë botërore të hënën, ato të OECD-së dhe më pas të FED-it, të mërkurën, ku të gjitha theksuan se rruga e rimëkëmbjes do të jetë e gjatë.
Eunews.al


