×
Friday, March 28, 2025

Koronavirusi, Berlini rihap muzetë më 12 maj

May 5, 2020


Muzetë shtetërore të kryeqytetit gjerman do të rifillojnë të hapin dyert e tyre për vizitorët më 12 maj, njoftoi sot organizata e tyre drejtuese.

“Muzetë e përzgjedhur për t’u hapur në fillim kanë hapësira të bollshme për të siguruar sigurinë e vizitorëve”, tha drejtori i përgjithshëm, Michael Eissenhauer.

Vizitorëve të muzeut do t’ju kërkohet të vënë maska për fytyrën.

Për të shmangur rradhat e gjata, biletat do të shiten për hapësira të veçanta kohore.

Muzetë shtetërore të Berlinit përmbajnë 13 koleksione në 19 ndërtesa.

Ishulli i Muzeut është një zonë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, që tërheq më shumë se tre milionë vizitorë në vit.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments