Kina, vendi që ka numrin më të lartë të gazetarëve të burgosur



Sot profesioni i gazetarit në mjaft raste konsiderohet i rrezikshëm por edhe shumë lehtë i cënueshëm. Në shumë shtete të ndryshme statusi i gazetarit ka pak vlerë dhe nuk ka një rregullator ligjor i cili mbron statusin e tij.
Sot në botë numërohen më shumë se 250 gazetarë të cilët ndodhen në burg për shkak të profesionit të tyre, shumica e tyre në Lindjen e Mesme.
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) ka publikuar një listë me vendet që ka më shumë reporterë të burgosur, dhe siaps llogaritjeve të këtij Komiteti këtë vit Kina renditet e para midis vendeve me numrin më të madh të reporterëve të burgosur, plot 48 gazetarë të burgosur. Në vendin e dytë renditet Turqia me 47 gazetarë të burgosur, por me një trend në rënie nëse e krahasojmë me vitin 2018 ku ishin 68. Më pas në listë rënditen Arabia Saudite dhe Egjipti, të dy vendet me 26 gazetarë në burg.
Një vit më parë CPJ kishte dokumentuar 255 raste, ndërsa në vitin 2016 regjistrohen 273 gazetar të burgosur, që sipas statistikave të publikuara nga ky Komitet mbetet shifra më e madhe.
Turqia është shteti i cili ka udhëhequr renditjen në katër vitet e fundit, duke shënuar një rënie në vitin 2019, një përmirësim i cili sipas raporteve pasqyron “suksesin e përpjekjeve të qeverisë nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan për t’i dhënë fund gazetarisë së pavarur dhe kritike” .
Nëse Lindja e Mesme mbetet rajon kritik, situata po përkeqësohet në Kinë. Rritja e reporterëve të burgosur është e lidhur mbi të gjitha me shtypjen e vazhdueshme në Xinjiang, rajoni autonom, ku jeton pakica turke dhe myslimane e Uigurëve.
Vende të tjera ku liria e medias është e limituar rënditen Eritrea me 16 gazetarë të burgosur, Vietnami me 12 dhe Irani me 11. Raporti nënvizon se autoritarizmi, paqëndrueshmëria dhe protestat kanë çuar në një rritje arrestimesh në Lindjen e Mesme. Nga 250 reporterë në burg, 8 përqind janë gra, nga 13 përqind vitin e kaluar. Shumica e gazetarëve u arrestuan për artikujt e tyre mbi tema të tilla si të drejtat e njeriut dhe korrupsioni.
Il secoloXIX

