×
Tuesday, March 28, 2023

KE: Procedurë ligjore kundër Hungarisë për shkelje të ligjit të azilit të BE-së

October 31, 2020



Komisioni Europian njoftoi sot se ka hapur procedurë ligjore kundër Hungarisë për zbatim jokorrekt të ligjit të azilit të BE-së.

“Procedurat e reja të azilit, të miratuara në Hungari në përgjigje të pandemisë së COVID-19, janë në kundërshtim me ligjin e Bllokut”, tha KE në një deklaratë.

“Kjo dispozitë përbën një kufizim të paligjshëm të hyrjes në procedurën e azilit, në veçanti, sepse parandalon personat në territorin hungarez, përfshirë në kufi, të kërkojnë një mbrojtje ndërkombëtare”, shtoi ekzekutivi i BE-së.

Brukseli deri më tani i ka dërguar një letër zyrtare njoftimi Hungarisë.

Budapesti ka dy muaj kohë për t’iu përgjigjur argumenteve të ngritura nga KE.

Në mungesë të kësaj, ky i fundit mund t’i dërgojë një mendim të arsyetuar, domethënë një kërkesë zyrtare për të qenë në përputhje me ligjin e Bllokut.

Nëse përgjigjja mbetet e pakënaqshme, më pas, Brukseli mund të vendosë që t’ia referojë çeshtjen Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Europian.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments