KE: Nuk komentojmë mosmarrëveshjet mes autoriteteve
Komisioni Europian i është përgjigjur interesit të Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH) lidhur me letrën që Presidentit Ilir Meta i ka drejtuar Komisionerit për Zgjerimin, Olivér Várhelyi.
Në reagimin zyrtar për ATSH, zëdhënësja e KE-së Ana Pisonero thekson se:
“Presidenti Meta i është drejtuar me një letër Komisionerit Várhelyi ku ai shpjegon se ka respektuar ligjin në çdo gërmë të tij për sa i përket radhës së ndjekur për emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese”.
Në përditësimin e fundit të raportit për Shqipërinë botuar në 2 mars, Komisioni pranon se, “ekziston një mosmarrëveshje në lidhje me emërimin e fundit të një prej gjyqtarëve, për shkak të një interpretimi ndryshe të procedurës së emërimit nga Presidenti i Republikës. Komisioni i Venecias do të publikojë një opinion mbi këtë çështje në mars 2020″.
Komisioni nuk u shpreh se Presidenti ka bërë një interpretim tjetër, por se ka një interpretim ndryshe të procedurës për emërimin e një prej gjyqtarëve nga Presidenti i Republikës.
Komisioni nuk bën komente në lidhje me mosmarrëveshjen midis autoriteteve të Shqipërisë. Ne presim opinionin që Komisioni i Venecias do të publikojë së shpejti”.
Eunews.al