Kostoja e borxhit të Italisë arriti nivelin e saj më të ulët, në sajë të efektit në tregje të mbërritjes në krye të vendit të Mario Draghit, ish-kreu i BQE-së, i ngarkuar për të formuar një qeveri të unionit kombëtar.
Bonot e Italisë në 10 vite, norma e referencës, u vlerësua sot me rreth 0,50%, niveli i tyre më u ulët historik.
Ulja e fundit ka qenë në dhjetor me 0,518%.
Investitorët tregohen shumë entuziastë me idenë për ardhjen në Itali të një qeverie të drejtuar nga Draghi, njeriu që njihet për shpëtimin e zonës euro në vitin 2021 mes krizës së borxhit.
Kështu Bursa e Milanos kaloi kufirin prej 3% të rritjes më 3 shkurt kur presidenti i Republikës Sergio Mattarella priti Draghin për ta ngarkuar të formonte një qeveri për të nxjerrë vendin nga kriza politike dhe ekonomike.
“Super Mario në shpëtim. Ne e dimë se ai do të bëjë gjithçka që duhet për ta nxjerrë Italinë nga kriza e saj më e rëndë ekonomike dhe shëndetësore që nga lufta”, theksoi Neil Wilson i Markets.com.
Eunews.al


