×
Wednesday, December 11, 2024

Itali, Koloseu rihapet për vizitorët me 1 qershor

May 26, 2020


Atraksioni më i njohur turistik i Italisë, Koloseu i Romës, do të rihapet përsëri më 1 qershor, pas gati tre muajve i mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri.

“Muajt ​​e fundit, gjatë të cilëve Koloseu dhe Forumi Romak u mbështollën në një heshtje surrealiste, të vështirë për t’u pranuar, kanë qenë shumë të vështira”, njoftoi Parku Arkeologjik i Koloseut në një deklaratë.

Vizitorët e tij tani do të duhet të rezervojnë paraprakisht, të vënë një maskë dhe të skanojnë temperaturën e trupit në hyrje. Ata do të pranohen çdo 15 minuta, në grupe deri në 14 persona.

Personat që dëshirojnë të shohin Forumin Romak do të duhet të ndjekin katër itinerare fikse përmes rrënojave, me një kohëzgjatje që varion nga gjysmë ore në dy orë e gjysmë.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments