INTERVISTA/ Dashnor Sula: Dorëheqja e munguar e Berishës si kosto për humbje; PD s’mund të jetë trashëgimi familjare (VIDEO)

16 Jun 2025 13:57
Shpërndaje:

Deputet i Partisë Demokratike në legjislaturën aktuale, një ndër më aktivët në debatet parlamentare, Dashnor Sula nuk do të jetë deputet në Kuvendin e ardhshëm që nis në shtator të këtij viti. Ai nuk u përzgjodh nga Berisha si kandidat për deputet i PD-së. Në një intervistë për Gazeta TemA, Sula bën analizën e Partisë Demokratike në shtatë humbjet e saj në këto 12 vite. Kthehet më herët në kohë kur kujton momentet pikante kur Partia Demokratike nisi të lëshojë parimet.

Dashnor Sula e sheh të ardhmen e Partisë Demokratike pa Sali Berishën. Por nëse kjo nuk ndodh, sipas tij, rezultati i PD-së në zgjedhjet e ardhshme do të jetë edhe më i dobët. Përjashton çdo mundësi të trashëgimisë familjare të partisë, flet për “servilët e neveritshëm”, dikur kolegë të grupit parlamentar të PD-së, për bashkimin e sforcuar dhe fizik të dy PD-ve të ndara. Sula analizon çdo moment kritik që solli degradimin e Partisë Demokratike që u finalizua me rezultatet dramatike në zgjedhjet e 11 majit.

https://youtube.com/watch?v=MidYuvyU14g%3Fsi%3D9JwrIPEqTAe2Nom4

Reklamë Ola