Rama nis vizitën në SHBA me një takim me shqiptarët në Michigan

20 Sep 2026 17:30
Shpërndaje:

Kryeministri Edi Rama nis sot vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të javës së Kombeve të Bashkuara.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë bëri të ditur se ndalesa e parë do të jetë në Michigan, ku do të zhvillojë një takim me komunitetin shqiptar.

“Këtë herë vizita e javës së Kombeve të Bashkuara në Amerikë nis sot pasdite me shqiptarët dhe për shqiptarët, në Michigan, ku kam nderin të jem i ftuar nga komuniteti e ku ftoj këdo që dëshiron të vijë të na bashkohet”, shkroi Rama.

Reklamë Ola

Takimi me shqiptarët është planifikuar të zhvillohet sot në orën 18:00, sipas orës lokale, në hotelin “Marriott of Troy”, në adresën 200 W Big Beaver Road, Troy, Michigan.

Aktiviteti mbahet nën moton “Me shqiptarët, për shqiptarët” dhe shënon nisjen e agjendës së kryeministrit gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara.

Reklamë InterMedika