Inflacioni vjetor i BE-së shënon rënie

18 Apr 2020 21:22
Shpërndaje:

Inflacioni vjetor i Bashkimit Evropian (BE) në mars ishte 1.2 për qind, nga 1.6 për qind sa ishte në shkurt, bëri të ditur sot zyra e statistikave të bllokut.

Në mars 2019, niveli vjetor i inflacionit të BE-së ishte 1.6 për qind. “Krahasuar me shkurtin, inflacioni vjetor ra në 26 shtete anëtare dhe u rrit vetëm në një shtet”, sipas Eurostat.

Normat më të ulëta vjetore janë regjistruar në Spanjë, Itali, administratën Qipriote Greke dhe Portugali (të gjitha 0,1 për qind), ndërsa normat më të larta ishin në Hungari, Poloni (të dyja 3.9 për qind) dhe në Çeki (3.6 për qind).

Reklamë Ola

Ndërkohë, në mars, kontributi më i lartë i normës vjetore të inflacionit në zonën e euros erdhi nga sektori i shërbimeve i ndjekur nga ushqimi, alkooli dhe duhani, mallrat industriale jo-energjike dhe energjia.

Që nga viti 2008, niveli më i ulët vjetor i inflacionit në BE ishte në janar 2015 në minus 0.5 për qind, kur çmimet ishin në një rënie të vërtetë, kurse më i lartë u regjistrua në korrik të vitit 2008, me 4.4 për qind.

Reklamë InterMedika

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x