×
Thursday, April 18, 2024

Inflacioni në vendet e eurozonës arrin nivelin rekord prej 7.5%

April 29, 2022


Inflacioni theu rekord të ri për 19 vendet e eurozonës, si pasojë e rritjes së çmimeve të karburantit prej luftës në Ukrainë, duke i shtuar një barrë të re financiare familjeve dhe duke rënduar mbi rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë.

Inflacioni vjetor arriti në 7.5% për prillin, më i larti që nga fillimi i statistikave në 1997, rekordi i gjashtë në radhë, duke kaluar atë të marsit prej 7.4%, raportoi të premten agjencia e statistikave e Bashkimit Evropian, Eurostat.ADVERTISING

Çmimet e energjisë u rritën me 38%, gjë që dëshmon se si lufta dhe kriza globale e energjisë po prekin 343 milionë banorët e eurozonës.

Frika se lufta mund të çojë në një ndërprerje të furnizimeve me naftë ose gaz nga Rusia (eksportuesi më i madh në botë i naftës), ka rritur çmimet e naftës dhe gazit natyror.

Kjo i shtohet rritjes së kërkesës globale për shkak të rimëkëmbjes ekonomike, pas rënies që pësoi nga pandemia dhe qasjes së kujdesshme për rritjen e prodhimit nga karteli i naftës OPEC dhe vendet aleate, përfshirë Rusinë.

Inflacioni i lartë pasqyrohet në politikë dhe ekonomi, ndërsa qeveritë miratojnë mbështetje në para për familjet e goditura rëndë. Gjermania po heq tarifën për mbështetjen e energjisë së rinovueshme në faturat e energjisë elektrike, duke i kursyer një familjeje me katër anëtarë rreth 300 euro (317 dollarë) në vit. Sindikata industriale IG Metall e Gjermanisë po propozon një rritje vjetore prej 8.2% për punëtorët e çelikut të vendit që hyjnë në bisedime për pagat.

Dhe frika nga çmimet edhe më të larta të ngrohjes, energjisë elektrike dhe karburantit të automjeteve janë një faktor që pengon qeveritë evropiane të vendosin të ndalojnë importet e energjisë nga Rusia si pjesë e sanksioneve për pushtimin e Ukrainës nga Kremlini.

Inflacioni po i ushtron gjithashtu presion Bankës Qendrore Evropiane për të konsideruar rritjen e normave të interesit në muajt e ardhshëm, nga niveli më i ulët që është aktualisht.

Niveli i rritur për të stabilizuar inflacionin mund të rëndojë gjithashtu ringritjen, që është tronditur nga kriza e energjisë, lufta dhe shpërthimet e fundit të COVID-19.

Rritja ekonomike në 19 vendet anëtare të BE-së u ngadalësua në 0.2% në tre muajt e parë të vitit, pasi kufizimet vullnetare dhe ato të qeverive gjatë përhapjes së omikron, variantit më ngjitës të koronavirusit, bashkë me inflacionin më të lartë mbajtën të ulët kërkesën për shërbime, që kërkojnë praninë fizike të qytetarëve. Shifra e tremujorit të parë ishte në rënie me 0.3% krahasuar tre muajt e fundit të 2021. https://apnews.com/article/business-europe-prices-inflation-a39872e7f3097d3b55a3218ca6a6802a



Comments are closed.