Hapja e negociatave, Stanishev: Shqipëria ka treguar përkushtim ndaj rregullave dhe idealeve europiane


Presidenti i Partisë Socialiste Europiane (PES), Sergei Stanishev ka përshëndetur vendimin e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, të cilët pranuan zyrtarisht hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pas një perudhe të gjatë diskutimesh.
Sipas Stanishev Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ndërmarrë reforma të ashpra dhe të nevojshme dhe na kanë treguar përkushtimin e tyre ndaj rregullave dhe idealeve europiane.
“Kjo është çështje drejtësie dhe besueshmërie. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ndërmarrë reforma të ashpra dhe të nevojshme dhe na kanë treguar përkushtimin e tyre ndaj rregullave dhe idealeve europiane. Ka ardhur koha që BE-ja të përmbushë angazhimet e veta. Kjo është gjëja e duhur për të bërë”, tha stanishev.
Gjithashtu Stanishev, i cili është një mik i çmuar i shqiptarëve si dhe ka qenë një mbështetës i pakursyer i rrugës europiane të Shqipërisë nënvizoi dhe rëndësinë strategjike të këtij hapi për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Ky vendim dërgon një sinjal shumë pozitiv për Ballkanin Perëndimor: Dera e BE-së është e hapur për ata që duan të modernizojnë vendet e tyre në përputhje me parimet e demokracisë dhe vlerat e BE-së. Ne e dimë që BE ka fuqinë të prodhojë ndryshime pozitive në fqinjësinë e saj të afërt. Le ta përdorim. Unë e përgëzoj kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev për udhëheqjen e tyre”, përfundon Stanishev.
Eunews.al

