×
Monday, July 15, 2024

Grenell: Nuk është folur kurrë për shkëmbim territoresh, për mua nuk është opsion

March 27, 2020


I dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë- Serbi,  Richard Grenell ka sqaruar për deklaratën e Kurti në Kuvend se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbim territoresh.

Ai siguron se në praninë e tij nuk është folur kurrë për shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë për të arritur si një marrëveshje dhe madje për të ky nuk është një opsion.

Dy ditë më parë Albin Kurti pak para se qeveria e tij të rrezohej nga Kuvendi deklaroi se shkarkimi i tij po vinte për t’i hapur rrugë arritjes së një marrëveshjeje të fshehtë në Shtëpinë e Bardhë me protagonist nga Kosova Hashim Thaçin pikërisht në Shtëpinë e Bardhë.

Grenell dhe Kurti patën përplasje sa i përket heqjes së taksës, pasi kryeministri i Kosovës kërkonte reciprocitet në këmbim të heqjes gjë që u prit shumë keq nga Grenell që kërkonte vetëm heqje takse.

“Kurrë. Kurrë nuk është ngritur si çështje në praninë time dhe siç thashë, kjo nuk është diçka që e kam parë ose që është folur për të dhe meqë ra fjala, më lejoni të jem shumë i qartë. E kam thënë këtë më parë. E kemi thënë këtë në Tëitter, kemi lëshuar deklarata për medie, kur ato kanë kërkuar. Kjo nuk është hera e parë që kemi qenë të qartë se këto thashetheme janë thjesht kaq, janë thashetheme. Unë personalisht jo. Unë nuk e shoh këtë si opsion” ka thënë emisari amerikan.”- tha Grenell.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments