×
Friday, April 19, 2024

Gjermania zgjat kufizimet anti COVID-19, Europa i lehtëson

November 26, 2020


Gjermania kërkon ndalimin e pushimeve të skive në Europë dhe do të mbajë kufizimet antiCOVID-19 deri në fillim të janarit, ndërkohë që vende të tjera, si Franca, po i lehtësojë gradualisht ato në prag të Krishlindjeve.

Mbi 60 milionë raste me COVID-19 janë regjistruar zyrtarisht në botë që prej fillimit të pandemisë dhe rreth 1,4 milionë persona kanë humbur jetën.

SHBA-ja është vendi më i prekur me 262 080 të vdekur, e ndjekur nga Brazili me 170 769, India me 134 699 dhe Meksika me 102 739.

“Ne duhet të bëjmë ende përpjekje (…) numri i infektimeve ditore është ende në nivele shumë të larta”, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel në përfundim të një takimi prej më shumë se shtatë orë me drejtuesit e 16 shteteve rajonale gjermane.

“Kufizimet e vendosura gjatë një seance të mëparshme ndo të vazhdojnë të zbatohen deri në fillim të janarit, përveç nëse kemi një ulje të papritur të shkallës së infeksionit por kjo nuk ka gjasa në këtë fazë”, theksoi kancelarja.

Baret, restorantet, mjediset kulturore dhe klubet sportive duhet të qëndrojnë të mbyllura për më shumë se një muaj. Hyrja në dyqane gjithashtu do të jetë e kufizuar.

Gjermania numëronte në 24 orët e fundit 961 320 raste me COVID-19 të deklaruara zyrtarisht (+18 633 në 24 orë) dhe 14 771 të vdekur (+410, rekord i ri), sipas Institutit Robert Koch.

Merkel ftoi gjermanët të mos udhëtojnë jashtë vendit gjatë pushimeve të Krishtlindjeve, veçanërisht për ski.

Qeveria federale dhe rajonet do t’i kërkojnë Bashkimit Evropian të ndalojë udhëtimet e skive deri më 10 janar për të parandaluar përhapjen e virusit.

Europa perëndimore ka filluar të korrë frytet e një kufizimi  të ashpër dhe Franca njoftoi një lehtësim të kufizimeve hap pas hapi në prag të Krishtlindjeve.

Nëse situata shëndetësore vazhdon të përmirësohet, kufizimi do të hiqet në 15 dhjetor për t’u zëvendësuar nga një shtetrrethim kombëtar nga ora 21:00 deri në orë 07:00, me një përjashtim për mbrëmjet e 24 dhe 31 dhjetorit, njoftoi presidenti francez, Emmanuel Macron. të martën në mbrëmje. Emmanuel Macron.

Anglia, pas katër javësh kufizim, do të rihapë dyqane në fillim të dhjetorit dyqanet jo thelbësore në fillim dhe do të kryejë një program të depistimit masiv.

“Këto nuk do të jenë Krishtlindje normale dhe rruga është e gjatë deri në pranverë”, theksoi kryeministri britanik, Boris Johnson.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments