×
Saturday, May 30, 2020

Francë, muzeu i Luvrit përgatitet të rihapet me 6 qershor

May 30, 2020

Drejtuesit e muzeut të Luvrit në Paris deklaruan të premten se ishin duke planifikuar të rihapnin dyert e muzeut më 6 korrik pas hapave të rinj të njoftuar nga kryeministri francez Oudouard Philippe për të lehtësuar bllokimin e vendit nga Covid-19.

Në një deklaratë nga Louvre, i cili është muzeu më i vizituar në Francë, u tha se një rihapje progresive do të thoshte një sistem rezervimi dhe sinjalizim të ri që do të mundësonte “kushte maksimale të sigurisë” për vizitorët përveç vendosjes së maskave dhe rekomandoi masa distancuese sociale. Deklarata erdhi një ditë pasi Kryeministri Philippe njoftoi detaje të fazës së dytë në heqjen graduale të bllokimit të rreptë të koronavirusit të Francës, i cili përfshinte një rihapje mbarëkombëtar të bareve dhe restoranteve nga 2 qershori. Por në Paris, ku rreziku i përhapjes së koronavirusit mbetet më i lartë sesa në pjesën tjetër të kontinentit, vetëm ambjentet e jashtme të institucioneve të ngrënies dhe pirjes mund të rihapen për klientët.

Ministri Francez i Kulturës Franck Riester zhvilloi të tremten një takim me presidentët e institucioneve më të mëdha kulturore dhe pas kësaj u vendos një orar i përkohshëm për rihapjen. Muzeu i Luvrit, kopshtet e Tuileries, “Jardin du Carrousel” dhe Muzeu Kombëtar Eugène Delacroix, të gjithë pjesë e të njëjtit institucion publik, të gjithë po përgatiteshin për një rihapje me faza, theksohej në deklaratë. “Jardin du Carrousel” do të hapet të Shtunën, me 30 maj, ndërsa kopshti Tuileries do të hapet të dielën, me 31 maj. Mbledhjet e njerëzve do të vazhdojnë të kufizohen akoma në grupe në jo më shumë se 10 vetë.

Louvre, i cili kishte 9.6 milion vizitorë vitin e kaluar, u mbyll në mars, vetëm disa ditë para se Franca të hynte në një bllokim të rreptë mbarëkombëtar për të frenuar përhapjen e virusit.  France 24 

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për