Franca zhbllokon bisedimet e anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Franca mund të tërhiqet nga bllokimi i bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Deklaratën e bëri këshilltari presidencial francez për çështje evropiane Clément Bonnet në një intervistë për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, raporton ATA.
“Tani që Mbretëria e Bashkuar është larguar nga BE, Franca dëshiron të kthejë fokusin e saj drejt Lindjes. Pas Brexit, është më e rëndësishme se kurrë për të kapërcyer dallimet brenda BE-së dhe të përqëndrohet në ato që na bashkon, “tha Bonnet.
Këshilltari i Presidentit Francez Emmanuel Macron vlerësoi gjithashtu se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk duhet të kenë një trajtim të ndryshëm, duke shtuar se kjo “do të ishte në kundërshtim me përpjekjet e Francës për të nxitur stabilitetin në rajon”.
Eunews.al