FMN ul parashikimet e rritjes ekonomike të zonës euro në 2021

26 Jan 2021 21:20
Shpërndaje:

Fondi Monetar Ndërkombëtar uli sot parashikimet për rritjen ekonomike të zonës euro në 2021, për shkak të rishfaqjes së pandemisë dhe masave kufizuese.

FMN pret një rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto prej 4,2%, një pikë më pak se në tetorin e kaluar dhe shumë larg 5,1% pritur nga SHBA-ja.

Gjermania pritet të regjistrojë një rritje prej 3,5% (-0,7 pikë), Franca +5,5% (-0,5 pikë), Italia +3% (-2,2 pikë) dhe Spanja +5,9% (-1,3 pikë).

Reklamë Ola

Gjithashtu në kontinentin e vjetër, Britania e Madhe, goditur nga varianti i ri i koronavirusit, pret rënie të parashikimeve në 4,5% (-1,4 pikë).

Eunews.al

Reklamë InterMedika
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x