Flamuri shqiptar valvitet në ndeshjen Brazil-Zvicën në Katar
November 28, 2022



Sot Kampionati Botëror ka vijuar me ndeshjen Brazil-Zvicër.
Me rastin 28 nëntorit në stadiumin ku u luajt ndeshja Brazil-Zvicer u valvit flamuri Kuq e Zi.
Eunews ka siguruar foton e cila ëahtë varur në ballinën e stadiumit nga tifozat shqiptarë të cilët ndjekin Zvicrën në Katar.

Të dy kombëtaret futen në këtë takim pas fitoreve të marra në ndeshjet e para.
Zviceranët mposhtën Kamerunin 1:0, teksa Brazili triumfoi 2:0 ndaj Serbisë. Ndeshje e sotme mund të vendos shumëçka në grupin G. Takimi tjetër i rëndësishëm fillon nga ora 20:00, Portugalia përballë Uruguait.
Portugezët e nisën me fitore Botërorin, kërkojnë ta vazhdojnë ashtu edhe sot.
Ndeshja hapëse e ditës së sotme ishte ajo mes Kamerunit dhe Serbisë, e cila u luajt në orën 11:00.
