Bushati merr pjesë në hapjen e festimeve të Pavarësisë në New York, shqiptarët bashkohen në “Albanian Heritage Celebration”
Ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ervin Bushati, ka marrë pjesë në hapjen e festimeve të Pavarësisë në New York, në kuadër të aktivitetit “Albanian Heritage Celebration”, organizuar nga NYPD Illyrian Society.
Në zemër të New York-ut, aktiviteti mblodhi së bashku komunitetin shqiptar në një festë të identitetit kombëtar, ku tradita, kultura dhe krenaria për rrënjët shqiptare ishin në qendër të vëmendjes.
Përmes një mesazhi, Bushati shprehu mirënjohje për Mikeljan Agollin për kontributin dhe mbështetjen në realizimin e këtij organizimi.
Aktiviteti shënon nisjen e festimeve të Pavarësisë, duke sjellë në pah lidhjen e fortë të shqiptarëve të diasporës me atdheun, traditat dhe vlerat kombëtare.
Festa e Pavarësisë në New York, Bushati bashkohet me komunitetin shqiptar


