Europol operacion në Shqipëri dhe disa shtete/ 38 urdhër-arreste, në shënjestër grupi që trafikonte drogë e pastronte para

02 Jul 2021 10:39
Shpërndaje:

Një operacion ndërkombëtar për trafikun e drogës, korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës është shtrirë në disa shtete përfshirë edhe Shqipërinë.

BalkanWeb mëson janë lëshuar 38 urdhër-arreste. Po ashtu disa pasuri janë sekuestruar. Operaconi është shtrirë dhe në Mal të Zi, Spanjë e Itali.

Dyshohet se në shënjestër është vendosur një grup që trafikonte drogë e pastronte para teksa në pranga kanë rënë edhe zyrtarë të shtetit që kanë shpërdoruar detyrën e kanë bërë korrupsion.

Reklamë Ola

Mes të arrestuarve është dhe prokurori i Vlorës, Maksim Sota dhe ish-nënkomisari i Policisë së Fierit, Festim Lelaj, ky i fundit i përfshirë në 2017 në trafikun e 2.5 ton drogë nga Durrësi në Ankona të Italisë. Po ashtu edhe 4 policë të tjerë kanë rënë në pranga.

Eunews.al

Reklamë InterMedika