Erdogan dhe Rutte të kapur për dore, fotoja që tërhoqi vëmendjen në samitin e NATO-s

07 Jul 2026 10:55
Shpërndaje:

Një fotografi e publikuar nga Presidenca e Turqisë gjatë Samitit të NATO-s në Ankara ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe mediave ndërkombëtare.

Në imazh shfaqen Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan, teksa ecin dorë për dore gjatë takimit.

Fotografia është interpretuar nga shumë analistë si një sinjal simbolik i marrëdhënieve të afërta mes palëve dhe i peshës në rritje që Turqia po fiton brenda Aleancës Veri-Atlantike.

Reklamë Ola

Gjatë samitit, Ankaraja pritet të luajë një rol kyç në diskutimet mbi sigurinë rajonale, forcimin e mbrojtjes kolektive dhe sfidat e reja me të cilat përballet NATO.