Ekskluzive, nesër përmbyllet marrëveshja Vetëvendosje – LDK për Qeverinë e re të Kosovës

01 Feb 2020 • 19:14
Shpërndaje:

Pas kërkesës së të mandatuarit për kryeministër Albin Kurtit, Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar datën 3 shkurt për zvhillimin e seancën për votimin e Qeverisë së re.

Burime të EU News në Prishtinë, Bruksel dhe Berlin konfirmojnë se marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike për krijimin e qëverisë së re të Kosovës do të përmbyllet gjatë ditës së nesërme, një ditë para votimit në Parlament.

Nga burime të EU News.al mësohet gjithashtu se Vetëvendosja ka pranuar të gjitha kushtet e LDK-së përmes një marrëveshje që balancon pozicionin e Kryeministrit të marrë nga VV me dy pozicionet e Presidentit dhe Kryetarit te Kuvendit.

Reklamë Ola

Gjatë ditës së djeshme Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, njëherësh nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje deklaroi se është optimist për arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Eunews.al

Reklamë InterMedika
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x