×
Wednesday, August 10, 2022

“Ekonomia botërore po përballet me krizën më të rëndë që nga viti 1930”

April 10, 2020

FMN vlerëson, se ekonomia botërore për shkak të pandemisë Corona po përballet me krizën më të rëndë që pas depresionit të madh të viteve 1930-të. Inkurajuese janë ndihmat masive financiare anë e mbanë globit.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) llogarit me një vit katastrofal në ekonominë botëtore për shkak të pandemisë Corona. “Ne po konfrontohemi me një krizë të paparë ndonjëherë”, tha shefja e FMN-së Kristalina Georgieva të enjten (09.04) pak para fillimit të mbledhjes së pranverës të FMN-së, që sivjet zhvillohet në mënyrë virtuale. Ajo theksoi, megjithatë, se “nuk kam aspak dyshim, që ne do t’i përballojmë sfidat.”

Kreu i FMN-së konsideron si inkurajuese ndihmat financiare të vëna në dispozicion nga qeveritë në mbarë globin, që arrijnë një vlerë prej gjithsej rreth tetë bilionë dollarësh. Të enjten (09.04) Banka e Rezervave në SHBA, Fed, dekalroi një tjetër program emergjence me mbi 2,3 bilionë dollarë. Kësisoj duhet të mbështetet ekonomia, kryesisht ndërmarrjet dhe komunat, vuri në dukje Fed në Uashington. Shefii Bankës Qendrorre Jerome Powell deklaroi, se ripërtëritja ekonomike duhet “të jetë sa më e fuqishme që të jetë e mundur”.

Të martën e ardhëshme (14.04) FMN-ja do të publikojë parashikimet konkrete për ekonominë. Georgieva tha, se këto do të jenë humbjet më të mëdha që pas derpresionit të viteve 1930 përpara gati 100 vjetësh. Ekonomia botërore sivjet do të ketë zhvillim negativ, me humbje. Para tre muajsh FMN parashikonte për 2020 një rritje të të ardhurave për frymë në më shumë se 160 vende, ndërsa aktualisht parashikohet tkurrje ekonomike në më shumë se 170 shtete të botës.

Pasiguri e madhe

Nëse jeta publike e paralizuar aktualisht në gjysmën e dytë të vitit bashkë me ekonominë do të përjetojnë një hop, atëherë mund të parashikohet një ripërtëritje e pjesshme në vititn 2021. Por ky parashikim është i “lidhur me shumë pasiguri”, vuri në dukje Georgieva. “Mund të ndodhë edhe më keq.” Kjo varet nga kohëzgjatja e pandemisë.

Kriza prek sipas FMN-së shtetet më të varfëra dhe vendet në zhvillim, që nuk mund të reagojnë si duhet ndaj saj. Këto vende kanë sisteme më të dobëta shëndetësore, më pak depozita në buxhet dhe ndodhen më fort nën presionin e investitorëve. “Gjatë dy muajve të fundit nga portofolet e vendeve në zhvillim janë tërhequr rreth  100 miliardë dollarë – mbi tri herë më shumë se në një krizë ekonomike botëore.”

Georgieva shtoi, se së fundi mbi 90 shtete kanë parashtuar kërkesë për financime emergjence. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. ndërkohë është dhënë drita e gjelbër për programe ndihme në Ruandë, Madagaskar dhe Togo. FMN mund të japë kredi gjithsej një bilionë dollarë, ndërkohë që për financimet e emergjencës llogaritet që kërkesa të jetë rreth 100 miliardë dollarë. FMN ndërkohë po verifikon instrumentat që ka në dispozicion për të mbështetur vendet në nevojë, vuri në dukje shefja e këtij insitucioni financiar. Synohet që të hapen linja kredishë profilaktike si dhe në disa shtete të varfëra të lehtësohen borxhet, në mënyrë që paratë të mund të derdhen në sistemin shëndetësor.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments