×
Thursday, July 7, 2022

Eja në Fier me Ylli Limanin, Venerën dhe Lindin!

May 13, 2022

Anulo të gjitha planet e fundjavës, sepse të pret një super eksperiencë në qytetin e Fierit.
E shtuna e 14 majit duhet të të gjejë patjetër në sheshin Fitorja, në Fier, ku do mund të kërcesh nën tingujt e dashurisë të Venerës dhe Lindit, e më pas nën ëmbëlsinë e Ylli Limanit.


ONE Telecommunications, në bashkëpunim me bashkinë e Fierit, organizojnë një mbrëmje të mbushur me surpriza për të gjithë pjesëmarrësit.
Gjatë ditës, mund të shijosh përvojën e One Zone, një hapësirë dedikuar argëtimit dhe krijimit të kujtimeve dhe çasteve më të bukura. Foto, buzëqeshje dhe shumë pozitivitet, në One Zone.


Ndërsa në mbrëmje, atmosfera do të mbushet nga harmonia e tingujve të Venerës, Lindit dhe Ylli Limanit. Hyrja është krejtësisht e lirë dhe mund të shijosh eksperiencën fantastike të muzikës dhe videos 360° për momente të paharrueshme. Më pas, 15 fatlumë do të mund të takojnë dhe të bëjnë selfie me yjet e mbrëmjes.
Ndaj, këtë fundjavë, eja në Fier dhe argëtohu pa limit!

Comments are closed.