×
Friday, May 1, 2026

Edi Rama nga Berlini: BE “bekim”, por me ritëm të ngadaltë – Shqipëria synon model europian “të ri”

May 1, 2026


Kryeministri Edi Rama ka folur për procesin e integrimit në Bashkimi Europian gjatë një bashkëbisedimi në Berlin, ku u intervistua nga ish-ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Buçi.

Rama e cilësoi BE-në si një faktor kyç për zhvillimin e vendit, por nuk kurseu kritikat për ritmin e procesit.

“BE-ja është një bekim për ne… Por ritmi duhet të ndryshojë. Metoda evropiane mbetet shumë e ngadaltë, shumë plot me pengesa”, u shpreh ai.

Duke folur për pritshmëritë, kryeministri theksoi se Shqipëria nuk synon të bëhet si vendet më të zhvilluara të Europës, por të arrijë një model më të mirë se aktuali.

“Ne kurrë nuk do të bëhemi një Gjermani… por një ‘Itali e vogël’?”, tha Rama.

Ai kritikoi gjithashtu qasjen e BE-së ndaj krizës në Ukrainë, duke theksuar se reagimi fillestar nuk ishte i mjaftueshëm, por ndryshoi pas zhvillimeve në terren.

Intervista u zhvillua në ambientet e ambasadës italiane në Berlin, ku Edi Rama prezantoi edhe 13 piktura të tij, të ekspozuara në këtë mision diplomatik, ku Fabrizio Buçi vijon detyrën si ambasador i Italisë në Gjermani.




Comments are closed.