×
Monday, May 18, 2026

e-Albania rihapet me versionin 2.0, Rama prezanton risitë

May 18, 2026


Është rihapur aktiviteti i platformës e-Albania pas dy ditësh jashtë funksionit, për shkak të disa ndryshimeve teknike që u kryen në sistem.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetet sociale ku prezanton risitë, duke theksuar se e-Albania 2.0 përfaqëson një hap të ri në transformimin digjital të shërbimeve publike në Shqipëri.

“E-Albania 2.0, një hap i ri në transformimin digjital të shërbimeve publike në Shqipëri. Platforma e re vjen e ridizenjuar mbi një infrastrukturë tërësisht të modernizuar, për të ofruar një eksperiencë më të shpejtë për qytetarët dhe bizneset”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se platforma është ndërtuar me teknologji të avancuara dhe standarde moderne, duke sjellë një nivel të ri aksesueshmërie dhe gjithëpërfshirjeje, përfshirë edhe përdorimin më të lehtë për personat me aftësi të kufizuara.




Comments are closed.