×
Wednesday, May 25, 2022

Donald Trump paralajmëron udhëheqësin suprem të Iranit

January 18, 2020

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha të premten se Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, “duhet të jetë shumë i kujdesshëm” për ato që thotë.

“I ashtuquajturi ‘Udhëheqësi Suprem’ i Iranit, i cili kohët e fundit nuk ka qenë aq Suprem, tha disa gjëra të këqija për Shtetet e Bashkuara dhe Evropën. Ekonomia e tyre po rrënohet dhe populli i tyre po vuan. Ai duhet të jetë shumë i kujdesshëm me fjalët e tij”, ka shkruar Trump në Twitter.

Në fillim të këtij muaji, Qasem Soleimani, kreu i forcave elitare Kuds të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), u vra në një sulm amerikan me dron në Bagdad.

Vdekja e tij shkaktoi një përshkallëzim dramatik në tensionet midis SHBA-së dhe Iranit, të cilat shpesh kanë qenë të acaruara që kur Trump në vitin 2018 vendosi ta tërheqë Washingtonin në mënyrë të njëanshme nga pakti bërthamor i nënshkaruar në vitin 2015 midis fuqive botërore dhe Teheranit.

Pas vrasjes së Soleimanit, IRGC e Iranit lëshoi ​​më shumë se dhjetëra raketa balistike kundër forcave ushtarake amerikane dhe koalicionit në Irak.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments