×
Friday, February 14, 2025

Di Maio: NATO ka nevojë të forcojë kohezionin

December 2, 2020


Italia pret që procesi “NATO 2030” do të forcojë kohezionin e Aleancës përballë një konteksti sigurie të karakterizuar nga sfida të vjetra dhe të reja, deklaroi ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio në ministerialin e NATO-s, i zhvilluar me video-konferencë.

Di Maio theksoi qasjen e dyfishtë të parandalimit dhe mbrojtjes, nga njëra anë, dhe e dialogut, nga ana tjetër, duke nënvizuar rolin themelore të çarmatimit, mospërhapjes dhe kontrollit të armëve.

Në qendër të diskutimeve të ministerialit “NATO 2030” të drejtuar nga sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg, ishin çështjet e sigurisë dhe stabiliteti në zonën euro-atlantike, fronti jugor i Aleancës dhe situata në Afganistan.

Di Maio bëri thirrje për një koordinim të ngushtë midis aleatëve për praninë në Afganistan, në mënyrë që të ruhen frytet e angazhimit 20-vjeçar ndërkombëtar në vend.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments