Dhëndri Berishës ndërton pallate tek Kompleksi sportiv ‘Partizani’, Balla e denoncoi në 2012 privatizimin e paligjshëm nga Arben Imami


Dhëndëri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, si aksioner në firmën e ndërtimit “Homeplane”. Kjo kompani është themeluar nga biznesmeni Fatmir Bektashi në vitin 2008 dhe objekt i saj ishte fusha e ndërtimit.
Në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Jamarbër Malltezi është shtuar si aksioner me 35 % tek kompania “Homeplane” në dhjetor të vitit 2018. Por sipas dokumentave të siguruara nga Gazeta SHQIP, dhëndrri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi i ka blerë këto aksione në 23 janar të vitit 2014, pra shumë më herët sesa regjistrimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Ai nuk e ka regjistruar kontratën në QKB, për të qëndruar i fshehur si ndërtues.
Ndërkohë Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në datën 9 tetor të vitit 2012 ka akuzuar Ministrin e Mbrojtjes të kohës Arben Imami se i ka shitur në mënyrë të jashtëligjshme kompleksin sportiv “Partizani”, dhëndrrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezit.
“Komplelsin sportiv ‘Partizani’, e ka privatizuar dhe e ka marrë tashmë Arbër Malltezi dhëndrri i Sali Berishës, bashkëshorti i Argita Berishës dhe kunati i Shkëlzenit. Me prokurë të posacme dhëndrri është personi që ka firmosur në kontratën e shitjes nga shteti tek privati. Në kontratën e shitjes thuhet qartë qe jam Arbër Malltezi përfaqësuesi i ish- pronarëve me prokurë të posacme”- tha Balla gjate nje deklarate per mediat nga selia e PS-se.
Sipas Ballës, në gjithë vendin janë 81 komplekse sportive me ish- pronarë, nderkohe qe i vetmi kompleks që i është ndryshuar destinacioni është me pronar dhendrrin e Berishes.
“213 prona të ushtrisë në administrim nga Ministria e Mrojtjes të nxjerra jashtë planit të ushtrisë tonë, e vetmja pronë e kthyer pretendentëve është prona që ka përfaqësues dhëndrrin e Sali Berishës”,- deklaronte Balla.
Të kthehemi tek ndërtimet!
Kompania “Homeplan” në bashkëpunim me “Kontakt” kanë aplikuar për një leje zhvillimore për ndërtimin e një kompleksi pallatesh, tek zona e ish Kompleksit Partizani, pas Inxhinierisë së Ndërtimit. Leja zhvillimore është zbardhur nga Bashkia e Tiranës në 18 gusht 2013 dhe vetëm pas 6 muajsh pas nisjes së punimeve, Jamarbër Malltezi futet si aksioner i këtij pallati ndërtimi.
Malltezi është përfolur shumë për pronat e tjetërsuara tek ish Kompleksi Partizani dhe se pas ndërtimit fshihej ai. Por deri më sot, me dokumenta kjo gjë nuk ishte vërtetuar, pasi Abi (siç njihet ndryshe), nuk i kishte regjistruar aksionet e tij në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.
Kompleksi i ndërtuar nga Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi, ka 17 pallate dhe ky ndërtim vlerësohet mbi 20 milionë euro.
Ajo që ngre pikëpyetje të mëdha është edhe nisja e hetimeve të prokurorisë për këtë leje ndërtimi, pasi ishin evidentuar shkelje. Hetimi u pushua, por sot askush nuk i jep një shpjegim faktit sesi dhëndëri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, u bë ndërtues i një kompleksi me vlerë 20 milionë euro.
Përveç kësaj, lejen e ndërtimit e ka dhënë Lulzim Basha, në atë kohë kryetar i Bashkisë Tiranë, duke e ekspozuar Malltezin dhe vjehrrin e tij Sali Berishën, në një konflikt të hapur interesi.
Pyetja qëndron, a duhet të hetoj SPAK dhe OFL Jamarbër Malltezin dhe familjarët e tij për kompleksin 20 milionë euro?!
Më poshtë kompleksi i pallatit:

Më poshtë kontrata e 2014 ku Jamarbëri bëhet ndërtues:

Më poshtë leja e ndërtimit për Jamarbër Malltezin:

Më poshtë dokumentat e QKB-së, ku është regjistruar në 2018:



Eunews.al
