Deputeti i Bundestagut gjerman, Mark Hauptman përshëndet vendimin për çeljen e negociatave për Shqipërinë

24 Mar 2020 17:17
Shpërndaje:

Pas vendimit të Ministrave të Jashtëm të BE-së për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka reaguar deputeti i Bundestagut gjerman, Mark Hauptman.

Përmes një postimi në Twitter Hauptamn deklaron se vendimi i sotëm është i mirëpritur në funksion të vizionit “për një partneritet të fortë të BE-së me anëtarët tanë dhe anëtarët e ardhshëm të BE-së”.

Postimi i plotë i Mark Hauptman:

Reklamë Ola


“Sinjal i mirë i qeverisë Franceze dhe Hollandeze për t’u bashkuar me pjesën tjetër të BE-së, në vendimin për të filluar negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vizioni ynë për Ballkanin është një partneritet i fortë i BE-së me anëtarët tanë të BE-së dhe anëtarët e ardhshëm. Urime Von der Leyen , Edi Rama dhe le të fillojmë!”

Eunews.al

Reklamë InterMedika
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x