Demo pret ambasadoren e Holandës, në fokus siguria, krimi i organizuar dhe migracioni

25 Sep 2026 • 13:25
Shpërndaje:

Ministri i Brendshëm Ervin Demo ka pritur në një takim ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, Marleen Monster, me të cilën diskutoi për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Sipas Demos, në fokus të bisedimeve ishte bashkëpunimi në fushën e sigurisë, lufta kundër krimit të organizuar dhe menaxhimi i migracionit.

Ministri bëri të ditur se një nga çështjet kryesore është avancimi i një marrëveshjeje të re dypalëshe në fushën e sigurisë, e cila synon të krijojë një bashkëpunim më të ngushtë dhe konkret ndërmjet strukturave ligjzbatuese shqiptare dhe holandeze.

Reklamë Ola

“Një hap i rëndësishëm në këtë drejtim është avancimi i marrëveshjes së re dypalëshe për bashkëpunimin në fushën e sigurisë”, shkroi Demo pas takimit.

Ministri vlerësoi gjithashtu Holandën si një partner të rëndësishëm për Shqipërinë në çështjet e sigurisë dhe sundimit të ligjit, si edhe në procesin e integrimit europian.

Reklamë InterMedika

Marleen Monster ka nisur këtë vit mandatin si ambasadore e Holandës në Tiranë. Ajo paraqiti letrat kredenciale te Presidenti Bajram Begaj në fund të gushtit, duke riafirmuar mbështetjen holandeze për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.