Del pozitiv me COVID-19 mjeku që shtrëngoi duart me Putin pak ditë më parë
March 31, 2020



Frikë për shëndetin e Vladimir Putinit. Mjeku kryesor ne lufte me COVID 19 ne Rusi ka dalë sot pozitiv ndaj koronavirusit, ndërsa një javë më parë ai u takua dhe shtrëngoi duart me liderin e Kremlinit.
Sipas medieve të huaja, Denis Protsenko, 44 vjeç, drejton spitalin e sëmundjeve infektive Konnunarka, i cili u vizitua nga presidenti Putin javën e kaluar.
Siç thuhet më tej, dyshja janë parë afër së bashku dy herë si dhe shtrënguan duart pa doreza mbrojtëse.
Kremlini zyrtar u përpoq të siguronte rusët sot duke thënë se Putin ishte testuar për koronavirus dhe ‘gjithçka është në rregull’.
Sidoqoftë, simptomat kërkojnë kohë për t’u zhvilluar.


Ndiqe
0 Comments