COVID-19, “Swissport” shkurton 4 000 vende pune



Operatori aeroportual “Swissport” njoftoi sot planet për të shkurtuar më shumë se 4 000 personel në Britani dhe Irlandë, ndërsa dhjetëra mijëra punë të lidhura me aeroportin janë në rrezik për shkak të pandemisë së COVID-19.
“Kompania duhet të përshtatet me realitetin e ri, sipas të cilit trafiku ajror nuk parashikohet të rimëkëmbet në nivelet e parapandemisë deri në vitin 2024”, tha Jason Holt, drejtori ekzekutiv për Europën Perëndimore, për 8 500 punonjësit e “Swissport” në Britani dhe Irlandë.
Kompania “Swissport”, e cila ofron trajtimin e bagazheve dhe shërbime të tjera në shumicën e aeroporteve rajonale britanike, planifikon të fillojë konsultimet për shkurtimin e mundshëm të 4 556 vende pune.
Linjat të tjera ajrore të mëdha britanike, gjithashtu, kanë njoftuar shkurtime të mundshme të personelit të tyre, si “British Airways” (12 000 vende pune), “EasyJet” (4 500) dhe “Ryanair” (3 000).
Eunews.al
