×
Friday, October 7, 2022

COVID-19, shënohen mbi 60 milionë të prekur në mbarë botën

November 25, 2020

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 60 milionë.

Gjithsej 60.108.193 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 12.956.783 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten India (9.222.216), Brazili (6.121.449), Franca (2.153.815), Rusia (2.138.828), Spanja (1.614.126), Britania (1.538.794), Italia (1.455.022), Argjentina (1.381.795), Kolumbia (1.262.494) dhe Meksika (1.060.152).

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur mbi 1,41 milionë njerëz, kurse mbi 41,5 milionë janë shëruar.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments