COVID-19/ Rikthehet karantina totale në Shangai
Një bllokim i gjerë kundër koronavirusit hyri sot në fuqi në metropolin kinez të Shangait, që do të thotë se 26 milionë banorë do të jenë në izolim dhe do t’i nënshtrohen testimit të detyrueshëm javën e ardhshme.
Njoftimi surprizë shkaktoi blerje paniku në supermarkete.
Qeveria tha se masat janë të nevojshme për të ndaluar përhapjen e Covid-19, pasi u zbuluan 50 raste lokale.
Bllokimi do të godasë qytetin në dy valë.
Fillimisht, deri të premten, banorëve të Pudong dhe zonave fqinje si Fengxian, Jinshan, Chongming dhe pjesë të Minhang do t’u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi dhe të testohen.
Pas kësaj, bllokimi do të zhvendoset në pjesët më të vjetra të qytetit në perëndim të lumit Huangpu, me teste të kërkuara deri më 4 prill.
Kushdo që konstatohet se është i infektuar do të transferohet në një institucion special.
Kina po ndjek një strategji ambicioze zero Covid-19, që do të thotë se kushdo me një infeksion do të izolohet.
Bllokimi i Shangait erdhi si befasi, pasi autoritetet kishin mohuar mundësinë e një veprimi të tillë një ditë më parë.
Transporti publik, tragetet dhe taksitë nuk funksionojnë.
Eunews.al