×
Tuesday, November 12, 2024

COVID-19, OKB: Investimet ndërkombëtare do të bien 40%

June 16, 2020


Vendet në zhvillim do të vuajnë më shumë, po të kemi parasysh se investimet ndërkombëtare do të bien 40% këtë vit për shkak të krizës së koronavirusit, sipas një parashikimi të OKB-së.

Organizmi i OKB-së për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD) në Gjenevë ka parashikuar që investimet e huaja direkte (FDI) do të bien nën një trilion dollarë, për herë të parë që nga viti 2005, nga 1,54 trilionë dollarë vitin e kaluar.

Investimet pritet të bien edhe vitin e ardhshëm, përpara se të fillojnë të rimarrin veten në vitin 2022.

“Ekonomitë në zhvillim do të shohin rënien më të madhe të PBB-së, pasi ato priren të mbështeten në financimet e huaja për prodhimin dhe nxjerrjen e lëndëve të para”, theksoi eksperti i investimeve në UNCTAD, James Zhan.

Të 5 000 kompanitë shumëkombëshe  më të rëndësishme në botë, që përfaqësojnë pjesën më të madhe të investimeve të huaja, kanë ulur të ardhurat e tyre të pritshme për këtë vit.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments