×
Wednesday, November 29, 2023

COVID-19/ Mbërrijnë në Shqipëri 50 mijë doza vaksina Coronavac

June 19, 2021


Mbrëmjen e sotme në aeroportin “Nënë Tereza kanë mbërritur 50,000 doza të vaksinës Coronavac. Lajmin e ka bërë me dije kreu i qeverisë Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Rama shkruan se bashkë me sasinë e mbrëmjes së sotme kalon mbi 1 milion sasia e vaksinave të mbërritura deri tani në Shqipëri.

“Aeroporti “Nënë Tereza” – 50,000 doza të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 1 MILION sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani”, shkruan Rama.

Eunews.al



Comments are closed.