×
E diel, 17 Janar, 2021

COVID-19/ Greqia zgjat për një javë izolimin mbarëkombëtar

26 Nëntor, 2020

Greqia do të zgjasë masën e izolimit mbarëkombëtarë, për një javë, deri më 7 dhjetor, teksa rastet me koronavirusin e ri vazhdojnë të rriten, thanë zyrtarët qeveritarë.

Rritja e rasteve të reja me sëmundjen COVID-19 në Greqi po ndodh që prej muajit tetor, që ka detyruar qeverinë që të shpallë izolim mbarëkombëtar për të dytën herë që prej fillimit të pandemisë, transmeton Reuters.

Greqia deri më tani ka regjistruar 97,288 raste me koronavirus dhe 1,902 viktima. Pjesa veriore e vendit është goditur më së keqi, ku edhe spitalet janë të stërmbushura me pacientë.

Pavarësisht “indikacioneve të para” se numri i rasteve ditore po ulet, Greqia do të jetë në gjendje të planifikojë rikthimin në normalitet kur sistemi i saj shëndetësor të mos ketë fluks të madh të pacientëve, tha zëdhënësi i Qeverisë greke, Stelios Petsas.

“Tash për tash, ne do t’i zgjasim masat kufizuese që janë vendosur kundër pandemisë, deri të hënën e 7 dhjetorit”, tha ai.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për