COVID-19/ Greqia heq detyrimin për mbajtjen e maskës
Greqia njoftoi sot heqjen e detyrimit të mbajtjes së maskës në ambientet e jashtme duke filluar nga nesër, përveç rasteve të grumbullimeve të mëdha duke ndjekur gjurmët e Francës, Spanjës dhe Italisë.
“Me përmirësimin e situatës shëndetësore, Greqia do të heqë gjithashtu shtetrrethimin nga e hëna”, theksoi zëvendësministri për Mbrojtjen Civile, Nikos Hardalias.
“Numri i personave të intubuar dhe vdekjeve po zvogëlohet çdo ditë. Situata aktuale është inkurajuese”, siguroi Vana Papaevaggelou, anëtare e komitetit shkencor grek përgjegjës për udhëzimin e qeverisë në masat e marra për të frenuar epideminë e koronavirusit.
Punonjësit e vaksinuar nuk do të kenë më detyrimin të bëjnë autoteste një herë në javë.
Numri i personave të autorizuar rreth një tryeze në restorant apo kafene kalon nga 6 në 10.
Hyrja në Greqi nuk i nënshtrohet prej disa ditësh prezantimin e një testi negativ PCR, paraqitja e një prove negative të shpejtë të antigjenit tani është e mjaftueshme.
E kufizuar që nga 7 nëntori, Greqia hoqi të gjitha kufizimet e trafikut brenda natës, në tokë dhe në det, për të filluar sezonin e saj turistik më 14 maj.
Më shumë se 7,6 milion grekë janë vaksinuar, nga të cilët 3,2 milion morën dy doza, nga një popullsi prej 10,8 banorësh.
Një total prej 419,455 rastesh janë identifikuar dhe 12,595 njerëz kanë vdekur nga Covid-19 në Greqi.
Eunews.al