×
Tuesday, December 10, 2024

Conte firmos dekretin e emergjencës, mbi 400 mld euro likuiditet dhe kredi për kompanitë e goditura nga kriza

April 8, 2020


Qeveria e Italisë ka miratuar një dekret të ri emergjence që do të ofrojë më shumë se 400 miliardë euro likuiditet dhe kredi bankare për kompanitë e goditura nga kriza e koronavirusit. Legjislacioni, i kombinuar me një paketë të mëparshme stimuluese të zbuluar në mars, do t’i lejojë bankat të ofrojnë kredi në vlerë më shumë se 750 miliardë euro, në përpjekje për të ndaluar rënien e ekonomisë së tretë më të madhe të zonës së euros.

“Nuk mbaj mend masa të tilla të fuqishme që janë prezantuar në historinë e republikës sonë për të ndihmuar në financimin e bizneseve tona, ” tha Kryeministri Giuseppe Conte në fund të një takimi të kabinetit. Ai premtoi një paketë të mëtejshme në fund të këtij muaji për të ndihmuar personat më të dëmtuar financiarisht nga epidemia.

Roma ka mbyllur të gjitha bizneset që nuk konsiderohen thelbësore për zinxhirin e furnizimit deri të paktën 13 Prill. Thesari do të mbrojë bankat nga humbjet në 90% të kredive për të gjitha kompanitë, një lëvizje kjo që pritet të injektojë rreth 200 miliardë euro në ekonomi. Garancia mund të shtrihet në 100% të humbjeve të mundshme për kredi që nuk kalojnë 25,000 euro.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments