Çelja e negociatave/ Turqia uron Shqipërinë: Vendim i vonuar, do japë kontribut në stabilitetin e rajonit

27 Mar 2020 17:44
Shpërndaje:

Turqia ka uruar sot Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Ne i urojmë miqtë tanë dhe aleatët e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE”, është shprehur Ministria turke e Punëve të Jashtme në një deklaratë për shtyp.

“Gjithashtu, si një vend kandidat negociues, Turqia, e cila ka mbështetur integrimin euroatlantik të vendeve të Ballkanit që në fillim, beson se, ky vendim i vonuar do të japë kontribute të rëndësishme për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit dhe në përpjekjet e vazhdueshme të BE-së për t’u bërë një fuqi globale”, thuhet në deklaratë.

Reklamë Ola

“Si instrumenti më i rëndësishëm i fuqisë së butë diplomatike të BE-së, më shumë se kurrë sot nevojitet një politikë e besueshme dhe e drejtë zgjerimi, që nuk politizohet në kurriz të interesave mendjengushta kombëtare dhe është inkurajuese për të shtatë vendet kanditate”, përfundon MPJ turke.

Eunews.al

Reklamë InterMedika
0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x