Bursat europiane shënojnë rritje
May 5, 2020
Tregjet europiane të aksioneve u mbyllën sot me vlera të mira, të nxitura nga rimëkëmbja graduale e ekonomive dhe rritja e çmimeve të naftës.
“Bursat europiane kanë treguar përfitime të konsiderueshme, ndërkohë që investitorët presin lehtësimin e kufizimeve të kontrollit, që do të përshpejtojnë aktivitetin ekonomik”, tha David Madden, analist në “CMC Markets”.
Kështu, Paris u mbyll me + 2,40 %, Frankfurti me + 2,51%, Milano me + 2,06%, para Londrës, që u mbyll me + 1,66% dhe Madridit + 1,11%, pas dy seancave në rënie të fortë.
Sektori i naftës u inkurajua nga reagimi i fortë në çmimet e naftës së papërpunuar, ku një fuçi e “North Sea Brent” u vlerësua mbi 30 dollarë.
BP mori 6,09% dhe “Royal Dutch Shell 5,06%.
Eunews.al
Ndiqe
0 Comments