×
Saturday, January 18, 2025

Bursat europiane arrijnë shifra euforike

May 18, 2020


Tregjet europiane të aksioneve e filluan javën entuziaste, të galvanizuara nga fjala e kreut të FED-it, si edhe nga rritja e çmimit të naftës, shpresat në përparimin e një vaksine dhe propozimi spektakolar franko-gjerman për një plan europian rimëkëmbjeje prej 500 miliardë eurosh.

Treguesit europianët regjistruan njëfarë euforie të caktuar sot.

Parisi e nisi me + 5,16%, Frankfurti me + 5,67%, Londra me + 4,29%, Madridi me + 4,70% dhe Milano me + 3,26%.

“Kreu i Rezervës Federale Amerikane (FED), deklaroi se institucionit nuk i mungonin “municionet”, gjë që tregon se nëse do të jetë e nevojshme për të mbështetur edhe më shumë ekonominë dhe tregjet, Banka Qendrore amerikane do të jetë gati”, theksoi Alexandre Baradez, analist në “IG France”.

Propozimi i bërë nga Franca dhe Gjermania, pak para mbylljes, për një plan rimëkëmbjeje prej 500 miliardë eurosh përballë ndikimit ekonomik të koronavirusit të ri, i cili do t’i hapë rrugën një bashkimi të borxheve në Kontinentit të Vjetër, bëri të mundur që shpejtësia e lëvizjes të përshpejtohej.

Sipas analistit, edhe rritja e çmimeve të naftës, gjithashtu, pati një efekt në treg.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments