×
Wednesday, July 1, 2026

Begaj uron Irlandën për marrjen e Presidencës së Këshillit të BE-së

July 1, 2026


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi Irlandën për marrjen e Presidencës së radhës së Këshillit të Bashkimit Evropian për gjashtë muajt e ardhshëm.

Në një reagim publik, Begaj shprehu besimin se presidenca irlandeze do të luajë një rol të rëndësishëm në forcimin e unitetit, vlerave dhe sigurisë së Evropës.

“Shqipëria i uron suksese Presidencës së Irlandës në krye të Këshillit të Bashkimit Evropian”, shkroi Presidenti.

Begaj theksoi se Shqipëria është e inkurajuar nga fakti që zgjerimi i Bashkimit Evropian mbetet një nga prioritetet kryesore të presidencës irlandeze dhe shprehu shpresën për vijimin e mbështetjes ndaj procesit të anëtarësimit të vendit.

“Jemi të inkurajuar që zgjerimi i BE-së mbetet një nga prioritetet kryesore dhe shpresojmë në angazhimin për çuarjen përpara të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë. Besojmë se kjo Presidencë do të kontribuojë më tej në forcimin e unitetit, vlerave dhe sigurisë së Evropës”, u shpreh Begaj.




Comments are closed.