×
Sunday, September 8, 2024

BE po përgatit një plan ekonomik investimesh/ Çfarë përfiton Shqipëria?

May 1, 2020


Samiti i Zagrebit, do të zhvillohet në formën e video-konferencës më 6 Maj. Pos vazhdimit të procesit të zgjerimit pritet që në këtë video-konferencë me shtetet e Ballkanit Perendimor të diskutohet edhe përballja me pandeminë dhe nevojën që edhe këto vende të kyçen në përpjekjet e përbashkëta për përballimin e pasojave. Gjatë ditës së djeshme, Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj së bashku me ministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor, zhvilluan një video-konferencë me Komisionerin për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, z. Oliver Varhelyi. Për të treguar më shumë detaje rreth bisedës së djeshme, në një lidhje të drejtëpërdrejtë për Euronews Albania ishte zëvendësministri i jashtëm, zoti Sokol Dedja.

“E vërtetë që takimi do të zhvillohet përmes videokonferencës, por tema kryesore e tij do të jetë solidariteti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor në përballje me krizën e pandemisë globale dhe sidomos me reformimin ekonomik sepse jemi vende që po përgatitemi për anëtarësim, jemi vende ekonomitë e të cilave janë të lidhura dhe integruara ngushtë.

Pra mesazhi kryesor i këtij samiti do të jetë që kjo krizë duhet kapërcyer bashkërisht. Është një krizë globale që kërkon solidaritet ndërkombëtar dhe në fakt ne po marrim mbështetje edhe nga partnerë të tjerë. Mbështetja e Bashkimit Europian vazhdon të jetë shumë më e fuqishme. Mbështetja shihet në aspektin e pajisjes me mjetet e nevojshme mjekësore, shpëtimit të jetëve si dhe për rimëkëmbjen ekonomike”, tha Dedja.

Sipas zëvendësministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Bashkimi Europian po përgatit një paketë të dytë për rimëkëmbjen ekonomike.

“Bashkimi Europian po përgatit një plan ekonomik investimesh që është një paketë për rimëkëmbjen ekonomike, modernizimi i ekonomisë, zvogëlimi i hendekut ekonomik midis nesh dhe vendeve të BE-së. Flitet për një mbështetje të re, për një paketë që është duke u përgatitur, do të paraqitet në vjeshtë dhe që shkon te investimet në projekte të mëdha infrastrukturore, investime që bëjnë të mundur rimëkëmbjen ekonomike. Do të bëhet edhe bilanci i mbështetjes që është duke u dhënë nga Bashkimi Europian.

Sa i përket Shqipërisë, në planin afatshkurtër kjo do të thotë mobilizim i menjëhershëm i 4 milion eurove për mbështetje me pajisje mjekësore dhe vijmë te mbështetja që jep Bashkimi Europian me 46.7 milionë euro për përballjen me pasojat socio-ekonomike”, u shpreh Dedja.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments