×
Tuesday, July 14, 2026

BE emëron Dirk Schubel përfaqësues të posaçëm në Kosovë, nis mandatin më 1 shtator

July 13, 2026


Diplomati gjerman Dirk Schubel është emëruar përfaqësuesi i ri i posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, duke pasuar estonezin Aivo Orav në këtë detyrë.

Pas vendimit të Këshillit Evropian, Schubel do të nisë mandatin dyvjeçar më 1 shtator, me misionin për të mbështetur zhvillimet politike dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

Schubel është një diplomat me përvojë të gjatë në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), ku aktualisht drejton divizionin për Rusinë. Ai ka shërbyer gjithashtu në Komisionin Evropian dhe në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë.

Sipas vendimit të Këshillit Evropian, mandati i tij do të fokusohet në promovimin e një Kosove të qëndrueshme, demokratike dhe shumetnike, si dhe në mbështetjen e procesit të integrimit evropian të vendit.

Schubel merr detyrën nga diplomati estonez Aivo Orav, i cili e mbajti këtë post gjatë dy viteve të fundit. Në një nga deklaratat e tij të fundit për mediat në Kosovë, Orav theksoi se çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk do të largohet nga agjenda dhe do të mbetet një element i rëndësishëm në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.




Comments are closed.