BE do t’u japë fund gradualisht importeve ruse të energjisë



BE-ja do të çlirohet prej varësisë së importeve ruse të energjisë. Komisioni po i përshpejton planet për më shumë energji të rigjenerueshme dhe vende të tjera furnizuese. Vendet anëtare paralajmërojnë nga një embargo.
Ndërsa SHBA vendos për ndalimin e importeve të naftës ruse, BE-ja bën plane afatmesme. Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen theksoi: “Ne duhet të çlirohemi nga varësia prej gazit, naftës dhe qymyrit nga Rusia”. Por është e qartë, që këto masa nuk kanë efekt të menjëhershëm dhe as nuk janë të realizueshme afatshkurtër. Një plan i ri për të ardhmen e energjisë në Europë ka qenë prej kohësh duke u përgatitur në Bruksel – tani për shkak të luftës në Ukrainë plani po përshpejtohet.
“REPower EU” (vendoja e furnizimit të Europës me energji mbi një bazë të re) është titulli i programit, lidhur me të cilin do të konsultohen në samitin në fundjavë krerët e BE-së. “Dukshëm përpara 2030-s.” BE-ja duhet të bëhet e pavarur prej lëndëve djegëse fosile nga Rusiadhe bashkarisht të zhvillojë burime energjie të sigurta, me kosto të favorshme dhe të qendrueshme, deklarohet. Njëkohësisht duhen gjetur zgjidhje për rritjen e çmimeve të energjisë për konsumatorët dhe duhen mbushur rezervat e gazit për dimrin e ardhshëm.
Të gjitha këto duhet të vihen në lëvizje për të arritur objektivin për klimën për vitin 2050. Tani duhet të veprohet shumë më shpejt – dhe ky është problemi më i madh: Sepse është e qartë, që sanksionet e menjëhershme të energjisë ndaj Rusisë, tani për tani europianët i konsiderojnë si mjeti i fundit. Kaq shumë varen ekonomitë europiane nga lëndët ruse: Kryeministri bullgar Kiril Petkov paralajmëroi, se vendi i tij të gjithë energjinë e merr nga Rusia dhe nuk mund ta përballojë ndërprerjen e furnizimeve.
Kancelari Olaf Scholz beson, se edhe vendi më i pasur i BE-së nuk ia del: Ndërkohë ne nuk mund ta sigurojmë ndryshe furnizimin, ndaj energjia „me vetëdije” është përjashtuar prej sanksioneve kundër Rusisë, tha Scholz në një video-konferencë me presidentin e SHBA-së Joe Biden. Ministri i Jashtëm Anthony Blinken deklaroi: „Eshtë e nevojshme dhe një shans që vendet europiane të çlirohen nga energjia ruse.”

