Banka e Shqipërisë: Forcimi i lekut zbuti inflacionin e importuar 

17 Feb 2022 15:13
Shpërndaje:

Inflacioni 3.7% në janar të këtij viti, është ende më i ulët se në eurozonë dhe një nga faktorët që e ka mbajtur në nivele disi më të ulëta se parashikimet duket se është pikërisht forcimi i lekut në kursin e këmbimit valutor.

Banka e Shqipërisë bëri të ditur se, forcimi i pozitave të lekut me euron në tregun e këmbimit valutor, ka ndikuar në zbutjen e inflacionit të importuar nga jashtë gjatë 3-mujorit të fundit të vitit të kaluar.

Sipas Bankës së Shqipërisë, çmimet e mallrave të importit u rritën me 15.8% në tremujorin e fundit të vitit 2021. Por, nga ana tjetër, leku vijoi mbiçmimin me 4.9% në kursin e këmbimit kundrejt valutave të partnerëve kryesorë tregtarë të vendit (KNEK).

Reklamë Ola

“Forcimi i lekut e ka zbutur treguesin e presioneve të huaja inflacioniste në 10.9%”, theksoi BSH-ja, teksa informon se, “ky tregues llogaritet si rritja vjetore e indeksit të çmimeve të huaja dhe indeksit KNEK për periudhën përkatëse”.

BSH-ja bëri të ditur se, kontributi i inflacionit të importuar në tremujorin e fundit 2021 arriti në 46%, ndërsa një vit më parë kishte qenë 40%.

Reklamë InterMedika

Sipas INSTAT, në muajin janar 2022 inflacioni shënoi nivelin 3.7%, në të njëjtin nivel me dhjetorin 2021. Për momentin,

Banka Qendrore pret që presionet e huaja inflacioniste do të vijojnë të ushtrojnë presion rritës mbi inflacionin përgjatë vitit 2022.